G Bani për incidentin me Gjestin: Nuk më kanë futur në Big Brother për t’u rrahur me njerëzit
G Bani u përjashtua nga Big Brother VIP Albania 4 pasi e goditi me shuplakë në fytyrë Gjestin. Ai e thekson se veprimi i tij ishte i tepërt duke e marrë si një tradhti ndaj produksionit. Reperi thotë se vetëm për këtë i vjen keq dhe kjo nuk ka të bëjë aspak me banorin nga […] The post G Bani për incidentin me Gjestin: Nuk më kanë futur në Big Brother për t’u rrahur me njerëzit appeared first on InfoShqip.com.

G Bani u përjashtua nga Big Brother VIP Albania 4 pasi e goditi me shuplakë në fytyrë Gjestin. Ai e thekson se veprimi i tij ishte i tepërt duke e marrë si një tradhti ndaj produksionit.
Reperi thotë se vetëm për këtë i vjen keq dhe kjo nuk ka të bëjë aspak me banorin nga Kosova.
“Nuk tërhiqem nga veprimi, veprimi im ishte i tepërt sepse ishte pabesi për ftesën që më dha produksioni për të qenë aty, nuk më futën në Big Brother për t’u rrahur me njerëzit edhe nga ky kontekst ka qenë diçka negative për mua dhe sigurisht që më ka lënduar”, u shpreh ai.
Tutje tha: “Edhe për njerëzit që më kanë mbështetur që më kanë votuar, përgjegjësia ishte e imja”.
G Bani ndërkohë ka qenë i sinqertë në lojë, përveç atyre reagimeve eksplozive që herë pas here i ka bërë.
Ai i ka kërkuar falje produksionit, por edhe të gjithë atyre që e kanë mbështetur.
The post G Bani për incidentin me Gjestin: Nuk më kanë futur në Big Brother për t’u rrahur me njerëzit appeared first on InfoShqip.com.