Ganiu nga Çairi: Po punohet me intensitet të plotë në rikonstruktimin e sallës legjendare “Partizani”

Kreu i komunës së Cairit Visar Ganiu, se po punohet me intensitet të plotë në rikonstruktimin e sallës legjendare “Partizani, transmeton Zhurnal.mk. “Po punohet me intensitet të plotë në rikonstruktimin e sallës legjendare “Partizani” . Dikur e mbushur me fëmijë dhe sportistë nga disiplina të ndryshme, kjo sallë po i rikthehet funksionit të saj si […]

Prill 22, 2025 - 20:00
 0  4
Ganiu nga Çairi: Po punohet me intensitet të plotë në rikonstruktimin e sallës legjendare “Partizani”

Kreu i komunës së Cairit Visar Ganiu, se po punohet me intensitet të plotë në rikonstruktimin e sallës legjendare “Partizani, transmeton Zhurnal.mk.

“Po punohet me intensitet të plotë në rikonstruktimin e sallës legjendare “Partizani” . Dikur e mbushur me fëmijë dhe sportistë nga disiplina të ndryshme, kjo sallë po i rikthehet funksionit të saj si qendër sportive për komunitetin tonë.

Me mbështetjen e Ministrisë së Sportit dhe përkushtimin e Komunës së Çairit, ky projekt po ecën përpara me hapa të sigurt.

Së shpejti, të rinjtë tanë do të kenë në dispozicion një hapësirë moderne dhe dinjitoze për zhvillimin e sportit dhe një stil jetese të shëndetshëm.”, bënë të ditur Ganiu