Rruga “Mara Ugrinova” në Gostivar merr pamje të re, përfundon asfaltimi prej 4.9 milionë denarësh 350 metra gjatësi
Rruga Mara Ugrinuva në Gostivar tanimë duket krejtësisht ndryshe nga ajo që ishte. Kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani ka promovuar asfaltimin e kësaj rruge e cila është njëra nga disa projektet mbi infrastrukturën rrugore që po realizon kohët e fundit në Gostivar. Në promovimin e kësaj rruga e cila ndodhet pas stacionit të […]

Rruga Mara Ugrinuva në Gostivar tanimë duket krejtësisht ndryshe nga ajo që ishte. Kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani ka promovuar asfaltimin e kësaj rruge e cila është njëra nga disa projektet mbi infrastrukturën rrugore që po realizon kohët e fundit në Gostivar. Në promovimin e kësaj rruga e cila ndodhet pas stacionit të autobusëve merrnin pjesë edhe banorët e kësaj zone të cilën u shprehën falënderues ndaj pushtetit lokal për premtimet e mbajtura.
Kryetari Limani tha se rruga e asfaltuar ka gjatësi prej 350 metra, ndërsa kostoja financiare arrin në 4.9 milionë denarë. “Dolëm këtu pas përfundimit të punimeve në rrugën “Mara Ugrinova” me gjatësi prej 350 metrave, projekt i cili kushtoi diku afro 4.9 milionë denarë. Gjithashtu njëri prej projekteve të cilat i kishim planifikuar dhe i cili tanimë është realizuar. Do të vazhdojmë me realizimin e projekteve tjera ashtu siç kemi paralajmëruar, besoj se ky projekt do ti ndihmojë shumë kësaj pjese”, tha Limani.