Gashi komenton nismën e Ahmetit: BDI kështu i nënçmon partnerët e koalicionit
Çështja e legjitimitetit tek shqiptarët, për kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi është çështje e mbyllur. I ftuar në Daily Click, Gashi tha se BDI duke kërkuar legjitimitetin tek shqiptarët, i nënçmon partnerët e vet të koalicionit. “Mendoj se legjitimiteti është i plotë i koalicionit VLEN. Ajo çështje mendoj se është e mbyllur. Tash numrat edhe […] The post Gashi komenton nismën e Ahmetit: BDI kështu i nënçmon partnerët e koalicionit appeared first on InfoShqip.com.
Çështja e legjitimitetit tek shqiptarët, për kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi është çështje e mbyllur. I ftuar në Daily Click, Gashi tha se BDI duke kërkuar legjitimitetin tek shqiptarët, i nënçmon partnerët e vet të koalicionit.
“Mendoj se legjitimiteti është i plotë i koalicionit VLEN. Ajo çështje mendoj se është e mbyllur. Tash numrat edhe në Parlament i kanë definuar gjërat. Mendoj se BDI në këtë rast kur kërkon legjitimitet të shqiptarëve, mendoj se në njëfarë mënyre i nënçmon partnerët e vet të koalicionit që janë të etnive tjera. Si mund të kërkosh legjitimitet vetëm të shqiptarëve kur i ke deputetët aty të komuniteteve tjera. Çfarë bëjnë ato aty?”, tha Gashi.
Ky qëndrim i Gashit vjen pasi kreu integrist Ali Ahmeti, angazhoi ekip ndërkombëtar ekspertësh, të udhëhequr nga Paul Williams, autor i tekstit të Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001, që tani do të punojë në ide të reja për të pamundësuar mosrespektimin e vullnetit të votuesve në të ardhmen dhe për të parandaluar majorizimin mbi shqiptarët.
“Ekipi është duke punuar në disa ide të propozuara për të pamundësuar mosrespektimin e vullnetit të votuesve në të ardhmen dhe shkeljen e frymës së Marrëveshjes së Ohrit, duke theksuar se esenca e Marrëveshjes së Ohrit është të parandalojë sundimin e shumicës (majorizimin) mbi komunitetin e dytë më të madh ne vend, duke promovuar kështu një demokraci të vërtetë multietnike dhe konsensuale”, tha Arbër Ademi.
Por çfarë nëse propozim ligji i hartuar nga ndërkombëtarët arrin në Kuvend?
“Të shohim ligjin. Çdo ligj që vjen në procedurë ne duhet ta analizojmë bashkë dhe nëse është në interes të qytetarëve ta përkrahim pse jo”, u shpreh Gashi.
Sipas Gashit, BDI nuk ka tjetër agjendë politike për momentin dhe për këtë shkak kanë vendosur të merren me çështjen e legjitimitetit. Gashi në Daily Click i dërgon porosi Bashkimit Demokratik për Integrim që të qëndrojnë në opozitë sepse kjo do të ishte e mirë dhe e shëndetshme për ta.
The post Gashi komenton nismën e Ahmetit: BDI kështu i nënçmon partnerët e koalicionit appeared first on InfoShqip.com.