Gazeta franceze, “Le Monde”: Albin Kurti afër fitores në betejën për kontrollin e veriut të vendit

E përditshmja franceze “Le Monde” i ka kushtuar një artikull kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe mënyrës se si ai po udhëheq me vendin. Në artikullin e publikuar të premten thuhet se “Kurti është në prag të fitimit të betejës për kontrollin e veriut të vendit”. “Kryeministri i vendit të vogël ballkanik ka marrë përsipër […]

shkurt 17, 2024 - 02:00
 0  3
Gazeta franceze, “Le Monde”: Albin Kurti afër fitores në betejën për kontrollin e veriut të vendit
gazeta-franceze,-“le-monde”:-albin-kurti-afer-fitores-ne-betejen-per-kontrollin-e-veriut-te-vendit

gazeta-franceze,-“le-monde”:-albin-kurti-afer-fitores-ne-betejen-per-kontrollin-e-veriut-te-vendit

E përditshmja franceze “Le Monde” i ka kushtuar një artikull kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe mënyrës se si ai po udhëheq me vendin.

Në artikullin e publikuar të premten thuhet se “Kurti është në prag të fitimit të betejës për kontrollin e veriut të vendit”.

“Kryeministri i vendit të vogël ballkanik ka marrë përsipër t’i japë fund mbikëqyrjes faktike të ushtruar nga Beogradi mbi rajonet e populluara nga minoriteti serb”, shkruan “Le Monde”, transmeton Telegrafi.

Në artikull përmendet protesta e 12 shkurtit e serbëve të  veriut, për të kundërshtuar rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës për përdorimin e dinarit serb.

“Kryeministri Albin Kurti ëndërron të detyrojë rreth 100 mijë serbët e këtij vendi të vogël ballkanik, me shumicë të madhe shqiptare, të përdorin më në fund monedhën zyrtare në fuqi, euron”.

Tutje, thuhet se serbët e Kosovës kanë shpërfaqur “një zemërim të ndrydhur çuditërisht kundër këtij nacionalisti të majtë shqiptar që po ua vështirëson jetën”.

“Në moshën 48-vjeçare, zoti Kurti po arrin atje ku të gjithë paraardhësit e tij kanë dështuar: t’i japë fund mbikëqyrjes së ushtruar de facto nga Beogradi mbi jetën e përditshme të serbëve që jetojnë në këto katër komuna në veri të këtij qyteti të ndarë”.

“Le Monde” rikujton se serbët atje kanë refuzuar ta njohin sovranitetin e Kosovës, e cila po përgatitet të festojë të shtunën, gjashtëmbëdhjetë vjetorin e pavarësisë së saj.