Geci në Speciale: Pas familjes Jashari, tentuan ta likui*dojnë familjen tonë
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Fadil Geci, e ka dhënë dëshminë në Gjykatën Speciale. Geci gjatë dëshmisë së tij tha se pas familjes Jashari, kanë tentuar që t’ia likuidojnë edhe atij familjen. “Bisedë që u luhatë, dihet nga ka ardhur ajo frymë. Këtë e pamë më vonë me komunikatën 59-të. Pas familjes Jashari, tentuan
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Fadil Geci, e ka dhënë dëshminë në Gjykatën Speciale.
Geci gjatë dëshmisë së tij tha se pas familjes Jashari, kanë tentuar që t’ia likuidojnë edhe atij familjen.
“Bisedë që u luhatë, dihet nga ka ardhur ajo frymë. Këtë e pamë më vonë me komunikatën 59-të. Pas familjes Jashari, tentuan të na likuidojnë familjen tonë, vëllain tonë dhe ta heqin prej ndikimit në atë terren, me rrena dhe shpifje që është turp”, tha ai gjatë dëshmisë së tij, njofton Klankosova.tv
“Mendoj që ata që e kanë shkruar komunikatën 59-të duhet t’ua bëjmë ADN-në se mundet me qenë “cergash” dhe jo shqiptarë”, deklaroi Geci.
Fadil Geci, dëshminë e tij e dha në gjykimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe eprorëve të tjerë të lartë të UÇK-së, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.