Gërvalla: E ofruam Kosovën në KiE, jemi një hap larg anëtarësimit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se me qeverinë Kurti, Kosova i është ofruar shumë anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Ajo duke folur për kritikat që i janë bërë nga partitë opozitare se ka dështuar në politikën e Jashtme, përfshirë mungesën e njohjeve dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, ka thënë

shkurt 5, 2025 - 02:00
 0  3
Gërvalla: E ofruam Kosovën në KiE, jemi një hap larg anëtarësimit
gervalla:-e-ofruam-kosoven-ne-kie,-jemi-nje-hap-larg-anetaresimit

gervalla:-e-ofruam-kosoven-ne-kie,-jemi-nje-hap-larg-anetaresimit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se me qeverinë Kurti, Kosova i është ofruar shumë anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Ajo duke folur për kritikat që i janë bërë nga partitë opozitare se ka dështuar në politikën e Jashtme, përfshirë mungesën e njohjeve dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, ka thënë se opozita po i fajëson për gjëra që si kanë premtuar.

Sa i përket Këshillit të Evropës ajo në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1,ka thënë se Kosova ka kaluar me sukses dy fazat kryesore ku ka marrë votat edhe nga shtetet mosnjohëse .

“Ku kemi qenë në vitin 2015, 2018, 2019?. A jemi sot më afër Këshillit të Evropës që kur është kjo qeveri. Sot jemi vetëm një hap larg Këshillit të Evropës. Kosova i kaloj më shumë sukses dy faza e anëtarësimit në Këshillin e Evropes”, ka thënë Gërvalla.

Ajo ka thënë se asnjë shtet i rajonit përjashto Malin e Zi nuk ka arritur të anëtarësohet brenda dy viteve dhe se ata nuk kanë premtuar se do të hyjnë për një periudhë të caktuar.

Gërvalla ka thënë se kanë punuar shumë për liberalizimin e vizave siç ka qenë lufta kundër krimit të organizuar dhe vendosmërisë në sundimit e ligjit, pasi siç ka thënë ajo, përmbushja e kritereve administrative dhe teknike nuk mjaftojë.

“Kemi punuar shumë për liberalizimin e vizave. Është e vërtetë se kriteret teknike dhe administrative  kanë qenë të plotësuara, por ja që nuk funksionuan. Askush nuk ke në gjendje të na jap liberalizimin e vizave  pa luftuar krimin dhe korrupsionin edhe pa qenë serioz rreth sundimit të ligjit. Vetëm atëherë janë hapur dyert për qytetarët e Kosovës përmes liberalizimit të vizave”, ka thënë Gërvalla.