Gjenerali portugez: Mund të ketë presion të fortë ndaj Kurtit për t’u angazhuar në politikën e paqes dhe ndalur provokimet

Gjenerali portugez dhe një ish-zyrtar dhe ushtarak i lartë i KFOR-it, Raul Cunha, tha se Donald Trump dëshiron të mbyllë një numër të madh bazash amerikane jashtë vendit për arsye ekonomike. Siç ka deklaruar ai, ato baza kanë shpenzuar shuma të mëdha parash dhe atij i duhen paratë për qëllime të tjera. Tutje, sa i

Nëntor 16, 2024 - 11:00
 0  5
Gjenerali portugez: Mund të ketë presion të fortë ndaj Kurtit për t’u angazhuar në politikën e paqes dhe ndalur provokimet
gjenerali-portugez:-mund-te-kete-presion-te-forte-ndaj-kurtit-per-t’u-angazhuar-ne-politiken-e-paqes-dhe-ndalur-provokimet

gjenerali-portugez:-mund-te-kete-presion-te-forte-ndaj-kurtit-per-t’u-angazhuar-ne-politiken-e-paqes-dhe-ndalur-provokimet

Gjenerali portugez dhe një ish-zyrtar dhe ushtarak i lartë i KFOR-it, Raul Cunha, tha se Donald Trump dëshiron të mbyllë një numër të madh bazash amerikane jashtë vendit për arsye ekonomike.

Siç ka deklaruar ai, ato baza kanë shpenzuar shuma të mëdha parash dhe atij i duhen paratë për qëllime të tjera.

Tutje, sa i përket kampit “Bondsteel”, ai deklaroi se është një bazë e rëndësishme që lejon ushtrinë amerikane të lëvizë trupat nga veriu në jug të Evropës dhe t’i vendosë ato në një zonë që është e rëndësishme për ta.

“Ajo që mund të ndodhë është presion i fortë ndaj Kurtit për t’u angazhuar në politikën e paqes dhe për të ndalur provokimet. Z. Kurti përfaqëson ekstremin e majtë dhe zotit Trump sigurisht që nuk i pëlqen”, tha Cunha në një intervistë për Kosovo-Online.

Ai shton se Trump “nuk është budalla”, siç portretizohet shpesh.

“Ai ndërtoi një perandori ekonomike dhe financiare. Për të, biznesi është një biznes i rëndësishëm dhe çështja e bazave ka të bëjë me këtë. SHBA ka më shumë se 700 baza në mbarë botën dhe të gjitha shpenzojnë shumë para. ka nevojë për politika të brendshme”, thotë Kunja.