Çmimi i lartë i energjisë elektrike në vend, Bardhi: Skemë kriminale e Ballukut, SPAK ta hetojë!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me çmimin e lartë të energjisë elektrike në vendin tonë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se është përgjegjësi e Belinda Ballukut që në Shqipëri energjia blihet shtrenjtë dhe shitet lirë. Sipas Bardhit, kjo është një skemë kriminale që duhet […]

Nëntor 15, 2024 - 23:00
 0  3
Çmimi i lartë i energjisë elektrike në vend, Bardhi: Skemë kriminale e Ballukut, SPAK ta hetojë!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me çmimin e lartë të energjisë elektrike në vendin tonë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se është përgjegjësi e Belinda Ballukut që në Shqipëri energjia blihet shtrenjtë dhe shitet lirë.

Sipas Bardhit, kjo është një skemë kriminale që duhet të zbardhet dhe të ndëshkohet nga Prokuroria e Posaçme.

Postimi i plotë i Bardhit:

“Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në Rajon, sepse paratë e qytetarëve abuzohen. Ndërsa qyetarët e Kosovës ???????? paguajnë çmimin e energjisë 7.4 euro/100 kËh, qytetarët shqiptarë paguajnë 11.1 euro/100 kËh.

Kjo është pasojë direkte e mungesës së transparencës dhe abuzimeve në procesin e shitblerjes së energjisë dhe shmangies së detyrimit për të përdorur Bursën e Energjisë, që sjellin pasoja të rënda financiare për Buxhetin e Shtetit sepse energjinë e blemë shtrenjtë dhe e shesim lirë. Kjo është kriminale dhe përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Ministres Belinda Balluku.

Kjo skemë kriminale duhet të zbardhet dhe ndëshkohet nga SPAK. Çdo vonesë apo mosveprim rëndon mbi xhepat e qytetarëve të varfër shqiptarë, që u shtohet çdo ditë kosto e jetesës për shkak të babëzisë për të vjedhur çdo gjë dhe kudo.”