Serbëve nuk u “dhez” në Zvicër, u hiqet flamuri skandaloz me Kosovën në të

Mbrëmja e sontme sjellë ndeshjen Zvicër – Serbi, e cila zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve. Tifozët serbë, të pranishëm në stadiumin në Cyrih tentuan të vendosin flamurin skandaloz, që përfshin hartën e Kosovës me mbishkrimin “S’ka dorëzim”. Por, një gjë të tillë s’e lejoi sigurimi i stadiumit, që ia largoi menjëherë. Në takimin […]

Nëntor 16, 2024 - 00:00
 0  3
Serbëve nuk u “dhez” në Zvicër, u hiqet flamuri skandaloz me Kosovën në të

Mbrëmja e sontme sjellë ndeshjen Zvicër – Serbi, e cila zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve.

Tifozët serbë, të pranishëm në stadiumin në Cyrih tentuan të vendosin flamurin skandaloz, që përfshin hartën e Kosovës me mbishkrimin “S’ka dorëzim”.

Por, një gjë të tillë s’e lejoi sigurimi i stadiumit, që ia largoi menjëherë.

Në takimin e sontëm janë të pranishëm shumë tifozë shqiptarë.

Ndërkohë, Granit Xhaka është lojtari i vetëm shqiptar që e nis nga fillimi këtë ndeshje.

Ndeshjen e kaluar, Serbia e fitonte 2-1.