Flamur Noka thirrje qytetarëve: Mosbindja civile, rruga e vetme për ti dhënë Shqipërisë qeveri teknike
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka qenë i pranishëm ditën e sotme në prezantimin e drejtuesit politik për Rrogozhinën dhe Kavajën, Fisnik Qosja. Në fjalën e tij para demokratëve, Noka bëri thirrje për të shtuar akoma më shumë aksionin politik dhe theksoi se mosbindja civile është e vetmja rrugë për qeveri teknike. […]
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka qenë i pranishëm ditën e sotme në prezantimin e drejtuesit politik për Rrogozhinën dhe Kavajën, Fisnik Qosja.
Në fjalën e tij para demokratëve, Noka bëri thirrje për të shtuar akoma më shumë aksionin politik dhe theksoi se mosbindja civile është e vetmja rrugë për qeveri teknike.
“Është koha të ngrihemi, është koha që ne të jemi të gjithë në aksion, është koha e mosbindjes civile si rruga e vetme për ti dhënë Shqipërisë qeveri teknik dhe votën e lirë. Ne kemi sot në dorë që të sjellim drejtësinë. Kemi në dorë që të sjellim barazi para ligjit për çdo qytetar dhe jo për hajdutët e opozitës krime intelektuale dhe për opozitën burg.
Ky buxhet që po e shet Edi Rama si të suksesshëm, ky është buxheti i hajdutërisë, por do jetë buxheti i fundit i kësaj qeverie.
Ne duhet të ngrihemi dhe të shtojmë aksionin tonë, nuk mjafton vetëm retorika politike, duhet kontakti me qytetarët, në komunikim me njerëzit për të trajtuar hallet e tyre.
Duhet të dalim nga burokracia, duhet të jemi me qytetarët. Është i vetmi shans që kemi për qeveri teknike dhe drejt pushtetit për Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Noka.