Gjesti: Mua shkolla nuk më ka bërë njeri
Në një debat të fundit me banoren Valbona Mhilli në Big Brother VIP Albania, Gjesti ka bërë një deklaratë të fortë që ka ngjallur diskutime të shumta. Gjatë bisedës në oborr, ai u shpreh: “Mua nuk më ka bërë shkolla njeri, jam bërë vet, shkolla nuk të bën njeri”. Këto fjalë erdhën pas akuzave nga […]

Në një debat të fundit me banoren Valbona Mhilli në Big Brother VIP Albania, Gjesti ka bërë një deklaratë të fortë që ka ngjallur diskutime të shumta.
Gjatë bisedës në oborr, ai u shpreh: “Mua nuk më ka bërë shkolla njeri, jam bërë vet, shkolla nuk të bën njeri”.
Këto fjalë erdhën pas akuzave nga disa banorë që e akuzuan atë për mungesë të arsimimit formal, duke theksuar se ai kishte përfunduar vetëm shkollën fillore dhe jo shkollën e mesme, e cila është e detyrueshme në Kosovë.
Disa prej ndjekësve të programit, e kanë kritikuar Gjestin duke u shprehur se arsimi formal është thelbësor për të zhvilluar mendimin kritik dhe njohuritë e nevojshme për të marrë pjesë në shoqëri.
Ata e shohin nevojën për të inkurajuar të rinjtë që të përfundojnë shkollimin e mesëm dhe të lartë për të ndihmuar në avancimin e shoqërisë dhe ekonomisë.