Gjini: Në Gjakovë po ndërtohet stadiumi më i madh dhe më modern në Kosovë, pritet të përfundoj në fund të vitit të ardhshëm!
Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, është i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin. Gjini foli më gjerësisht se çfarë është punuar për rininë dhe për sportin në përgjithësi në këtë komunë. Ai tha se tashmë në këtë qytet po ndërtohet stadiumi, i cili është më i madhi dhe më moderni


Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, është i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin.
Gjini foli më gjerësisht se çfarë është punuar për rininë dhe për sportin në përgjithësi në këtë komunë.
Ai tha se tashmë në këtë qytet po ndërtohet stadiumi, i cili është më i madhi dhe më moderni në Kosovë.
Kryetari Gjini potencoi se nëse shkohet me këtë ritëm në fund të vitit të ardhshëm stadiumi ka me qenë plotësisht i kryer.
“Shumçka ka ndodhur, prej projekteve që nuk janë aq të kushtueshme që janë fushat e ‘strit-basketit’ që i kemi ndërtuar disa edhe në fshatra edhe në qytet edhe nëpër lagje të ndryshme edhe që janë shëndërru në diçka shumë të përdorur edhe natën edhe ditën. Normal që drejtpërdrejtë ndikojnë shtigjet e gjata të ecjes, Lumi Krena, tani edhe në lumin Llukac edhe në lumin Erenik, se po i lidhin të tre lumenjtë me një liqen më të madh, në Erenik, ky është edhe koncepti ynë programor, tre liqejtë edhe liqeni. Normal që për sportin po ndërtohet stadiumi, stadiumi më i madh dhe më i bukur dhe më moderni në Kosovë. Tani po hyjmë në fazat përfundimtare… tribuna perëndim veç ka nis fasada, është kontraktu edhe mbulesa edhe ndriçimi… besoj shumë shpejt e kontraktojmë edhe lindjen, veriun edhe perëndimin për enterior sepse si struktura kanë përfundu. Me këtë ritëm në fund të vitit të ardhshëm mundet me qenë i përfundum stadiumi komplet. E për me zhvillu lojëra të futbollit, në momentin që vendoset mbulesa dhe ndriçimi, ka me pas mundësi me lujt për shkak se tani është pak më problem për shkak të vinçave dhe të kantjerit.Nëse shkojmë me këtë ritëm në fund të vitit të ardhshëm stadiumi ka me qenë plotësisht i krym, ka me qenë stadiumi më i madh dhe më i miri në Kosovë për momentin”
“Ka ndodh shumçka për rini, për sport për rekreacion. Në mjedis ka ndodh shumçka… kanalizimet në qytet pothuajse janë heq, diku tek 13 mijë drunj i kemi mbjell në qytet në zonë urbane”
Gjini tha se komuna e Gjakovës është një ndër komunat më të pastra në Kosovë.
“Po besoj se jemi ndër komunat në mos komuna më e pastër në Kosovë, po kushdo që vjen në Gjakovë e sheh që me të vërtetë është paster. Ka ndodh një revolucion jo vetëm në punën që e bëjmë me ndërmarrjen tonë publike, janë shumë të zellshëm në punën e tyre. Ka ndodh një revolucion edhe në uljen drastike të hedhjes së mbeturinave dhe sidomos në lumenj. Kemi 10-fish më pak hedhje të mbeturinave në lumenj, shihet ndryshimi” tha Gjini në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.
