Gjobë nga 500 euro ndaj dy shoferëve që bënin gara shpejtësie në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, ka  bërë të ditur se ka ndaluar gara të shpejtësisë në rrugën “Rexhep Bislmi” në Ferizaj. Rreth orës 02:40 të mëngjesit, dy të rinj janë ndaluar pasi u kapën duke u garuar me automjetet e tyre në një rrugë publike. Shoferët, të identifikuar si B.Z, 29 vjeç, dhe E.B, 22 […]

maj 8, 2024 - 20:01
 0  2
Gjobë nga 500 euro ndaj dy shoferëve që bënin gara shpejtësie në Ferizaj
gjobe-nga-500-euro-ndaj-dy-shofereve-qe-benin-gara-shpejtesie-ne-ferizaj

gjobe-nga-500-euro-ndaj-dy-shofereve-qe-benin-gara-shpejtesie-ne-ferizaj

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, ka  bërë të ditur se ka ndaluar gara të shpejtësisë në rrugën “Rexhep Bislmi” në Ferizaj.

Rreth orës 02:40 të mëngjesit, dy të rinj janë ndaluar pasi u kapën duke u garuar me automjetet e tyre në një rrugë publike.

Shoferët, të identifikuar si B.Z, 29 vjeç, dhe E.B, 22 vjeç, po viheshin në rrezik dhe po shkelnin rregullat e komunikacionit rrugor, dhe kështu, u përballën me pasojat ligjore të veprimeve të tyre.

Ndaj tyre policia  ka shqiptuar gjoba prej 500 eurosh secilit, së bashku me 5 pikë negative dhe heqjen e patentës së shoferit për një vit.

Ky veprim shënon një përpjekje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme të Policisë për të ruajtur sigurinë rrugore.

Policia apelon të gjithë shoferët që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë shenjat e komunikacionit, në mënyrë që të parandalohen aksidente të tjera të ngjashme.