Përleshen familjarët në Shtime – tre nga ta përfundojnë në Qendrën Emergjente të Ferizajt

Tre anëtarë të një familje në Shtime dërgohen në Emergjencë, dyshohet se u rrahën Rreth orës 19:33, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë për një rrahje në rrugën ,,12 Qershori” në Shtime. Sipas policisë dyshohet për dhunë në familje me ç’rast janë lënduar tre persona. Të lënduarit pasi kanë pranuar ndihmë mjekësore […]

maj 20, 2024 - 01:00
 0  15
Përleshen familjarët në Shtime – tre nga ta përfundojnë në Qendrën Emergjente të Ferizajt

Tre anëtarë të një familje në Shtime dërgohen në Emergjencë, dyshohet se u rrahën

Rreth orës 19:33, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë për një rrahje në rrugën ,,12 Qershori” në Shtime. Sipas policisë dyshohet për dhunë në familje me ç’rast janë lënduar tre persona.

Të lënduarit pasi kanë pranuar ndihmë mjekësore në QMF në Shtime, janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Ferizajt.

“Rreth orës 19:33, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informate për një rrahje në rrugen ’12 Qershori’ në Shtime. Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë mësuar se tre persona anëtarë të familjes, dyshohet për dhunë në familje”.

“Tre personat kanë pësuar lëndime trupore dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thotë njoftimi i Policisë së Ferizajt.

Policia tutje thotë se për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurorit i shtetit dhe rasti po hetohet.