Gjorgjievski: Mungojnë rreth 40 inspektorë që komunat të mund të veprojnë siç duhet
Nevojitet të punësohen edhe rreth 49 inspektorë për përmbushje të kushteve minimale që çdo komunë të mund të veprojë siç duhet, thotë kryetari i BNJVL-së dhe kryetar i Komunës së Kisella Vodës Orce Gjorgjievski, njofton Portalb.mk. Gjorgjievski tha se kontrolle duhet tl bëhen kudo dhe se për këtë të gjithë komunat do të ndihmohen mes […]


Nevojitet të punësohen edhe rreth 49 inspektorë për përmbushje të kushteve minimale që çdo komunë të mund të veprojë siç duhet, thotë kryetari i BNJVL-së dhe kryetar i Komunës së Kisella Vodës Orce Gjorgjievski, njofton Portalb.mk.
Gjorgjievski tha se kontrolle duhet tl bëhen kudo dhe se për këtë të gjithë komunat do të ndihmohen mes vete, ndërsa në periudhën e ardhshme, siç tha, do të përpiqen që në çdo komunë të punësohet një inspektor përkatës.
Kjo gjendje nuk është e re, tha Gjorgjievski, duke potencuar se komunat edhe deri tani kanë bashkëpunuar mes vete sa i përket shërbimeve inspektuese.
“Kur u bëra kryetar komune, në komunë nuk kishte asnjë inspektor, as të ndërtimtarisë, e as për banim. Çfarëdo lloj inspekcioni nuk ka funksionuar në komunën tonë, se nëse kjo ka qenë për arsye objektive ose subjektive nuk po ndërhyj, por bashkëpunimin e parë ndërkomunal e realizova me Komunën e Gjorçe Petrovit, ndërsa tani jemi komunë e cila ndihmon me inspekcione në komunat e tjera”, deklaroi Gjorgjievski.
Inspekcionet e jashtëzakonshme nëpër shkolla, çerdhe, institucione publike, shtëpi të kulturës, salla sportive dhe ndërtesat e banimit filluan pas tragjedisë në Koçan, ndërsa sipas Gjorgjievskit, çdo komunë do të duhet të dorëzojë procesverbale deri te BNJVL-ja nga kontrollet e realizuara dhe se ato pastaj do t’i vihen në dispozicion të publikut.
Kujtojmë se të gjitha institucionet kanë intensifikuar aktivitetet kontrolluese, të cilat vijnë pas tragjedisë në Koçan, që ndodhi më 16 mars në një lokal nate në Koçani, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit.
Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka ka punuar me një sërë shkeljesh të mëdha: nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.
- LEXO: Gjorgjievski: Deri në fund të këtij muaji të gjithë kryetarët e komunave duhet të kenë procesverbal për sigurinë e objekteve në kompetencë të tyre
- LEXO: BNJVL: Kontroll i koordinuar i jashtëzakonshëm në të gjithë komunat
- LEXO: Tragjedi në Koçan: 59 të vdekur dhe mbi 150 të lënduar nga zjarri në një diskotekë, viktimat janë të rinj