RMV, startoi linja e re ajrore Stamboll-Ohër

Një aeroplan i kompanisë ajrore turke “Turkish erlajns” sot ateroi në Aeroportin e Ohrit, me ç’rast edhe zyrtarisht u shënua fillimi i linjës së re ajrore të drejtpëdrejtë Stamboll-Ohër, njofton Portalb.mk. Zhvillimi i linjave të reja ajrore nuk janë vetëm çështje teknike, po investim strategjik në ardhmërinë e ekonomisë kombëtare, turizëm dhe bashkëpunimin ndërkombëtar”, porositi […]

Mars 28, 2025 - 02:00
 0  5
RMV, startoi linja e re ajrore Stamboll-Ohër
Aeroplan i Turkish erlajns në Aeroportin e Orit, Foto: Qeveria e RMV-së

Një aeroplan i kompanisë ajrore turke “Turkish erlajns” sot ateroi në Aeroportin e Ohrit, me ç’rast edhe zyrtarisht u shënua fillimi i linjës së re ajrore të drejtpëdrejtë Stamboll-Ohër, njofton Portalb.mk.

Zhvillimi i linjave të reja ajrore nuk janë vetëm çështje teknike, po investim strategjik në ardhmërinë e ekonomisë kombëtare, turizëm dhe bashkëpunimin ndërkombëtar”, porositi kryeministri Hristijan Mickoski, i cili ishte i pranishëm në solemnitetin me rastin e fillimit të linjës së re ajrore.

Duke vlerësua se vendi me lokacionin e tij në Ballkan ka potencial që të bëhet qendër e rëndësishme për komunikacion ajror, Mickoski tha se Qeveria në këtë kuptim punon në sjelljen e linjave të reja ajrore, nxitje të transportuesve me buxhet të ulët, modernizim i aeroporteve dhe promovim i vendit si qendër transportuese ajrore.

Sipas paralajmërimeve, “Turkish erlajns” fluturimet në linjën Stamboll-Ohër do t’i realizojë katër herë në javë – të hënën, të enjten, të premten dhe të dielën. Kompania ajrore turke për këtë linjë do të përdorë aeroplanë “Erbas А321“, „Boing 737-800“ и „Boing 737-900“.