“Kush e ka radhën” për të shtunën paralajmëroi tubim para Kuvendit: Kur ata shkojnë në pushim, vijmë ne, sepse kemi çka të themi
Iniciativa e qytetarëve “Kush e ka radhën” për të shtunën, 29 mars, në ora 11 paralajmëroi tubim të ri protestues, kësaj here para Kuvendit. Në paralajmërimin për tubimin i publikuar në rrjetet sociale, nga Iniciativa theksojnë – “Kur ata shkojnë në pushim, vijmë në para Kuvendit” – duke aluduar në pauzën dyjavore të aktiviteteve të […]


Iniciativa e qytetarëve “Kush e ka radhën” për të shtunën, 29 mars, në ora 11 paralajmëroi tubim të ri protestues, kësaj here para Kuvendit. Në paralajmërimin për tubimin i publikuar në rrjetet sociale, nga Iniciativa theksojnë – “Kur ata shkojnë në pushim, vijmë në para Kuvendit” – duke aluduar në pauzën dyjavore të aktiviteteve të deputetëve në Parlament pas tragjedisë në Koçan, njofton Portalb.mk.
“Kur ata i paketojnë valixhet, ne e mbushim rrugën. Kur ata shkojnë në pushim, ne vijmë para Kuvendit. Jo sepse nuk kemi se çfarë të bëjmë. Por sepse kemi çfarë të themi. Pse mblidhemi para Kuvendit? Sepse nuk heshtim. Sepse kemi kërkesa që nuk mund të presin. Sepse demokracia nuk shkon në pushim”, thuhet në paralajmërimin për tubimin.
Potencojnë se ngjarja do të jetë e ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë “Kush e ka radhën” do t’i prezantojë kërkesat e tyre në tërësi, ndërsa në pjesën e dytë, siç shtojnë, mikrofoni do të jetë i hapur për çdo qytetar që dëshiron ta thotë mendimin e tij rreth kërkesate ose të ndaj qëndrimin e tyre për gjendjen aktuale.
“Qytetarët do të flasin. Do të kritikojnë. Do të mbështesin. Do ta thonë atë që kanë grumbulluar me vite. Kjo është hapësirë për zërin që nuk dëshirojnë ta dëgjojnë. Kjo është hapësira juaj. Hapësira jonë. Shihemi para Kuvendit. Ngjarja do të zgjasi derisa ka qytetarë të cilët duan të dëgjohen. Nëse ke çfarë të thuash – përgatite në shtëpi dhe thuajse para të gjithëve. Mos prit të të ftojnë. Le të jetë kjo thirrja juaj!”, thonë nga Iniciativa “Kush e ka radhën”.
Mrashi i fundit protestues i iniciuar nga “Kush e ka radhën” u mbajt më 24 mars. Organizatorët e protestës porositën se presin përgjegjësi për të gjithë të involvuarit me tragjedinë në Koçan, por edhe me të gjithë tragjeditë paraprake.
Më 24 mars u protestua edhe në Tetovë kundër korrupsionit i cili solli deri në katër tragjeditë e fundit në vend: Koçani, spitali modular, Besa Transi dhe Durmo Tursi,
Ditëve të kaluara janë mbajtur disa protesta paqësore për tragjedinë e Koçanit edhe atë në: Shkup, Kumanovë, Gostivar, Strugë, Koçan etj.
Në zjarrin e rënë në diskotekën “Pulse” më 16 mars 2025, jetën e humbën 59 persona, midis të cilëve 6 të mitur, u lënduan 196 persona të cilët trajtohen brenda dhe jashtë vendit.
Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.
Prokuroria në Koçan dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë identifikuar si të dyshuar gjithsej 34 persona dhe tre kompani për krime të rënda kundër sigurisë publike. Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzime penale kundër tyre, në mesin e tyre ka ish-funksionarë shtetërorë. Në paraburgim janë 24 persona.
- LEXO: Mjaft ishim ne, sistemi është i radhës: Protestë në Shkup për jetët e marra nga korrupsioni (Foto – Video)
- LEXO: Që të mos “rrihen” për tragjedinë e Koçanit, do t’i heshtin pyetjet e deputetëve, Kuvendi dy javë në pauzë
- LEXO: Është zgjeruar në 11 ekipi i prokurorëve që hetojnë rastin në Koçan, do të merren në pyetje 300 dëshmitarë