Gjoshi i PDK-së publikon një deklaratë të Kurtit në 2017-ën, thoshte se FSK s’plotësojnë as figurën e një xhandarmërie e lëre më të jenë ushtri
Problemet e ditëve të fundit me furnizimin me ushqim në FSK, partia në pushtet i ka cilësuar si luftë hibride nga opozita. Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka thënë se “me e ndalë hajninë s’është luftë hibride”. Në Facebook, ai ka publikuar një video të vitit 2017, në kohën kur Albin Kurti
Problemet e ditëve të fundit me furnizimin me ushqim në FSK, partia në pushtet i ka cilësuar si luftë hibride nga opozita. Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka thënë se “me e ndalë hajninë s’është luftë hibride”.
Në Facebook, ai ka publikuar një video të vitit 2017, në kohën kur Albin Kurti ishte veç kryetar i Vetëvendosjes, e që sipas Gjoshit aty dëshmohet pikërisht lufta hibride e Kurtit ndaj Ushtrisë së Kosovës, në periudhën kur po shndërrohej nga FSK në Ushtri.
“Duket se më kollaj ka qenë të bëhet ushtri, TMK-ja, që ishin pasardhëse të UÇK-së, sesa tash FSK të shndërrohet në një të tillë. Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk e plotësojnë as figurën e një xhandarmërie e lëre më të jenë ushtri. Po të ishte me tender, Qeveria e Kosovës do ta bënte deri më tash. Po të ishte ushtria çështje partiake edhe do të kryhej, po të ishte çështje tenderi edhe do të fitohej. Mirëpo ushtria është e shtetit, e popullit, ndaj s’po bëhet me këtë qeveri të korruptuar”, thotë Kurti në një paraqitje të vitit 2017 në televizionin Ora.
Për Betim Gjoshin e PDK-së, është vetë Kurti dhe LVV-ja të vetmit që kanë zhvilluar luftë hibride kundër shtetit të Kosovës dhe Ushtrisë.
“Njeriu i vetëm dhe partia e vetme që kanë zhvilluar luftë hibride kundër shtetit të Kosoës dhe kundër Ushtrisë së Kosovës janë Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvedosje”, shkruan ai në Facebook.