Kosova me nivelin më të ulët të punësimit, reagon LDK: ‘Rruga e Re’ është rruga e vetme drejt zhvillimit ekonomik
Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), ka reaguar pas raportit të sotëm të Bankës Botërore, i cili e radhitë Kosovën në vendin e fundit në Ballkan, me numrin më të madh të të papunëve. Nga LDK thonë se Qeveria Kurti nuk ka plan për zhvillim ekonomik. “Ky raport është ri-konfirmim i asaj që ne si LDK e
Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), ka reaguar pas raportit të sotëm të Bankës Botërore, i cili e radhitë Kosovën në vendin e fundit në Ballkan, me numrin më të madh të të papunëve.
Nga LDK thonë se Qeveria Kurti nuk ka plan për zhvillim ekonomik.
“Ky raport është ri-konfirmim i asaj që ne si LDK e kemi potencuar vazhdimisht. Kjo Qeveri nuk ka plan për zhvillim ekonomik; por ka vetëm propagandë dhe keqqeverisje.Si rezultat i mungesës së vizionit dhe projekteve zhvillimore të kësaj qeverie, të rinjtë tonë po e braktisin vendin dhe largohen nga Kosova”, thuhet në reagimin e tyre.
Tutje në reagim thuhet se nën udhëheqjen e Abdixhikut, Kosova mund ta tejkalojë krizën ekonomike të theksuar nga Banka Botërore
“Lidhja Demokratike e Kosovës, në krye me kryetarin Lumir Abdixhiku, e ka një plan të detajuar, si dhe ekip të duhur për ta zhvilluar ekonominë e vendit, për të krijuar vende të reja të punës, dhe për t’i ndalur trendet negative të kësaj qeverie, që po i shtyejnë kaq shumë të rinj e të reja ta lëshojnë vendin”.
“‘Rruga e Re’ është rruga e vetme drejt zhvillimit ekonomik. Dhe ndryshimin për Kosovën që e duam do ta sjellim ne”.
Reagimi i plotë: