Ministri francez e kryeministri serb flasin për diskutimet e Macronit me Vuçiqin: Dialogu Kosovë-Serbi shumë i rëndësishëm për Francën

Ministri i deleguar i Francës për Çështjet Europiane, Benjamin Haddad tha se pati një “takim produktiv” me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq, të hënën në Berlin, ku u mbajt samiti i radhës i Procesit të Berlinit. Ai shkroi se u mbështetën në “diskutimet e mbajtura nga presidenti Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në Serbi

tetor 15, 2024 - 13:01
 0  7
Ministri francez e kryeministri serb flasin për diskutimet e Macronit me Vuçiqin: Dialogu Kosovë-Serbi shumë i rëndësishëm për Francën
ministri-francez-e-kryeministri-serb-flasin-per-diskutimet-e-macronit-me-vuciqin:-dialogu-kosove-serbi-shume-i-rendesishem-per-francen

ministri-francez-e-kryeministri-serb-flasin-per-diskutimet-e-macronit-me-vuciqin:-dialogu-kosove-serbi-shume-i-rendesishem-per-francen

Ministri i deleguar i Francës për Çështjet Europiane, Benjamin Haddad tha se pati një “takim produktiv” me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq, të hënën në Berlin, ku u mbajt samiti i radhës i Procesit të Berlinit.

Ai shkroi se u mbështetën në “diskutimet e mbajtura nga presidenti Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në Serbi më 29 dhe 30 fusht”.

“Ne ritheksojmë angazhimin tonë për këtë bashkëpunim dypalësh, veçanërisht në fushën e inteligjencës artificiale dhe perspektivën e anëtarësimit të Serbisë në BE”, tha ministri francez.

Ai tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është shumë i rëndësishëm për Francën, e cila u tha se angazhohet për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

“Së bashku, ne angazhohemi për t’i adresuar sfidat rajonale për t’i forcuar sigurinë dhe stabilitetin, veçanërisht përmes dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, i cili është shumë i rëndësishëm për Francën”, shkroi Haddad.

Deklaratën e ministrit e shpërndau edhe Ministria e Jashtme e Francës.