Gjuajtje me armë në Prishtinë, nuk raportohet për të lënduar
Rreth orës 19:00, është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka thënë se bazuar në të dhënat fillestare, në këtë incident nuk raportohet për persona të lënduar. “Njësitë relevante policore janë angazhuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë […]


Rreth orës 19:00, është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka thënë se bazuar në të dhënat fillestare, në këtë incident nuk raportohet për persona të lënduar.
“Njësitë relevante policore janë angazhuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë në mbledhjen e informatave dhe provave që mund të ndihmojnë në sqarimin e rastit. Hetimet janë në vazhdim e sipër”, ka deklaruar Pllana.