Gjykata e Apelit në Shtip nesër do t’i shpallë vendimet për ankesat e të dyshuarve për zjarrin në Koçan
Gjykata e Apelit në Shtip nesër do t’i shpallë vendimet për ankesat e të dyshuarve për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan. Nga atje thonë se veprojnë për 17 ankesat për masa të shqiptuara “paraburgim” dhe “arrest shtëpiak” dhe masa kujdesi të dorëzuara nga persona të përfshirë me hetimin për zjarrin. Tre ankesa kanë mbërritur […]

Gjykata e Apelit në Shtip nesër do t’i shpallë vendimet për ankesat e të dyshuarve për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan.
Nga atje thonë se veprojnë për 17 ankesat për masa të shqiptuara “paraburgim” dhe “arrest shtëpiak” dhe masa kujdesi të dorëzuara nga persona të përfshirë me hetimin për zjarrin. Tre ankesa kanë mbërritur të premten, ndërsa sot 14.
“Gjykata e Apelit në Shtip do t’i shpallë nesër vendimet për rastet e paraburgimit për Koçanin. Ka shumë ankesa, ndërsa vetëm tre gjykatës janë për lëndë të tilla”, thonë nga Gjykata e Apelit në Shtip.