Gjykata nuk e vlerësoi mendimin e Prokurorisë për paraburgimin e Jahoskit: E pabazuar kërkesa për zëvendësimin e masës

Këshilli Penal i Departamentit për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup, duke vepruar me propozim të A.J., i dyshuar për pastrim të parave dhe të ardhura të tjera nga veprat penale, i dorëzuar përmes mbrojtësit të tij, për zëvendësimin e masës paraburgim me garanci, pas seancës së mbajtur dhe […]

Prill 23, 2025 - 02:00
 0  5
Gjykata nuk e vlerësoi mendimin e Prokurorisë për paraburgimin e Jahoskit: E pabazuar kërkesa për zëvendësimin e masës
Policia e RMV-së, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Këshilli Penal i Departamentit për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup, duke vepruar me propozim të A.J., i dyshuar për pastrim të parave dhe të ardhura të tjera nga veprat penale, i dorëzuar përmes mbrojtësit të tij, për zëvendësimin e masës paraburgim me garanci, pas seancës së mbajtur dhe inspektimit të kryer në gjithë dosjen e lëndës, ka miratuar aktvendim me të cilin propozimi i të dyshuarit refuzohet si i pabazuar, raporton MIA.

Siç theksohet në kumtesën, Gjykata, duke vlerësuar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me hetimin, përkundër mendimit pozitiv të dhënë nga Prokurori Publik, konsideron se në këtë moment ende ekzistojnë rrethanat për ekzistimin e masës së caktuar së paraburgimit sipas pikës 2 të nenit 165, paragrafi 1 i LPP-së, gjegjësisht rrethanat që tregojnë se personi mund të pengojë hetimin duke ndikuar mbi dëshmitarët, si dhe se mund të fshehë, falsifikojë ose asgjësojë gjurmët e veprës penale, për faktin se procedura hetimore është ende në vazhdim dhe janë duke u ndërmarrë veprime të tjera hetimore për mbledhjen e provave.

“Kjo aq më tepër që Këshilli Penal ia ka vazhduar paraburgimin të dyshuarit pas propozimit të dorëzuar të PTHP NJKOK të datës 08.04.2025 pikërisht për ekzistimin e shkaqeve të parapara në nenin. 165 paragrafi 1 pika. 1 dhe 2 të LPP-së, theksohet në kumtesën e Gjykatës Themelore Penale në Shkup.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit Shkup në afat prej 3 ditësh nga dita e pranimit të të njëjtit.

Më 11 mars, Prokuroria Themelore Publike ka kërkuar hetim ndaj 13 personave dhe një subjekti juridik në lidhje me kontrabandën me derivatet në Maqedoninë e Veriut. Në lidhje me këtë rast, në Shkup, Veles dhe Kërçovë janë arrestuan 11 persona, mes tyre edhe ish-drejtori i Qendrës Sportive “Boris Trajkovski”, Ratko Kapushevski, djali i deputet të BDI-së, Ismail Jahoskit, Asmir Jahoski, si dhe ish drejtori i EMV-së, Vasko Kovaçevski i cili kërkohet me fletarrest ndërkombëtar sepse është i dyshuar edhe në rastin “Aditiv”.