Gjyqtarët e Penales në Shkup për rastin e Jovanovit: Për mosndëshkimin nuk është vetëm faji i gjyqësorit, por edhe i qeverisë dhe i Kuvendit
Gjyqtaret nga Gjykata Themelore Penale Shkup thonë se llogaridhënia në shoqërinë tonë nuk gjenerohet vetëm nga pushteti gjyqësor, por është problem për të tria pushtetet (gjyqësor, ekzekutive dhe legjislative), dhe kjo mund të konstatohet nëse merren parasysh të gjitha ligjet e amnistisë, faljet dhe ndryshimet në Kodin Penal, me të cilat lirohen pjesërisht ose plotësisht […]
Gjyqtaret nga Gjykata Themelore Penale Shkup thonë se llogaridhënia në shoqërinë tonë nuk gjenerohet vetëm nga pushteti gjyqësor, por është problem për të tria pushtetet (gjyqësor, ekzekutive dhe legjislative), dhe kjo mund të konstatohet nëse merren parasysh të gjitha ligjet e amnistisë, faljet dhe ndryshimet në Kodin Penal, me të cilat lirohen pjesërisht ose plotësisht një numër i madh personash të dënuar, transmeton Portalb.mk.
Gjyqtarët dhe dega e Shoqatës së Gjyqtarëve të Gjykatës Themelore Penale Shkup kanë dalë sot me një deklaratë, siç thonë aty, të nxitura nga reagimet e furishme në opinion me rastin e aktgjykimit për një rast krejtësisht tjetër që ka të bëjë me Vasil Jovanovin, i cili e ka shkelur Frosina Kulakovën.
“Përgjegjësia në shoqërinë tonë nuk gjenerohet vetëm nga pushteti gjyqësor, por është problem për të tre pushtetet dhe kjo mund të përcaktohet nëse merren parasysh të gjitha ligjet për amnisti, faljet dhe ndryshimet në Kodin Penal, të cilat liruan plotësisht ose pjesërisht një numër të madh të dënuarish. Gjyqtarët veprojnë ekskluzivisht në bazë të Kushtetutës, ligjeve dhe marrëveshjeve të ratifikuara ndërkombëtarisht, të udhëhequr nga parimet e qeverisjes dhe drejtësisë. I bëjmë thirrje publikut të mo i nënshtrohet provokimeve, lajmeve të rreme dhe spekulimeve, stigmatizimit dhe linçimit të një gjyqtareje, për të arritur qëllime të tjera. Për shkak se arsyet e dështimeve të tilla nuk perceptohen në mënyrë të arsyeshme, mundësia e përsëritjes rritet. Prandaj, në emër jo vetëm të viktimës së fundit, por edhe të të gjithë viktimave të mëparshme në trafik, shprehim ngushëllimet tona dhe kërkojmë qasje racionale dhe objektive për të përcaktuar shkaqet e këtyre ngjarjeve tragjike për të ndërtuar një shoqëri më të sigurt për qytetarët, në emër të të cilëve po japim gjykimin”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, këta gjyqtarë thonë se aktgjykimi ndaj Jovanovit për vepër penale lidhur me narkotikët nuk është ende i formës së prerë, pra është në fazën e vendimmarrjes në Gjykatën e Apelit në Shkup.
“Gjyqtarja Daniela Aleksovska-Stojanovska me rastin e vendosjes së sanksionit është udhëhequr ekskluzivisht në përputhje me dispozitat ligjore, bindjen e lirë gjyqësore dhe praktikën e vendosur gjyqësore, si dhe deklaratat e prokurorit publik i cili në fjalën përfundimtare theksoi: …i akuzuari është shumë i ri dhe nuk ka qenë në konflikt me ligjin deri më tani, pra nga fakti se ai vjen nga një familje funksionale moderne, gjykatës i lihet detyra të përcaktojë sanksionin më të mirë, i cili do të ndikojë që i akuzuari të kuptojë se ka kryer veprime të paligjshme”, thonë gjyqtarët.
Ata thonë se nuk është e vërtetë që i pandehuri është dënuar dhe ndaj tij janë zhvilluar procedime të tjera penale.
Në korrik të vitit të kaluar, Gjykata Themelore Penale ndaj Vasil Jovanovit shqiptoi masë edukative dhe e dërgoi në institucionin korrektues në Tetovë nga procedura në të cilën ishte gjykuar për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve dhe prekursorëve.
Ndryshe, Frosina Kulakova ka ndërruar jetë më 29 janar pasi ishte goditur me veturë në një vendkalim për këmbësor nga 20-vjeçari . Prokuroria kishte sqaruar që paraprakisht është bërë kallëzim edhe për një aksident tjetër të ndodhur më 04.11.2022 nga po i njëjti person, pas së cilës një person ka mbetur i lënduar.
Para vendkalimit të këmbësorëve të rregulluar me semaforë që punonin në rregull në momentin e aksidentit, ai ka vazhduar lëvizjen me semafor të kuq të ndezur dhe ka goditur trupin e këmbësores-viktimës Frosina Kulakova me pjesën e përparme të majtë të veturës.