“OneStop” me Kosovën, MPB: Nga muaji mars fillon zbatimi

Pritjeve të gjata në pikën kufitare “Bllacë”, në mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës do t’u vijë fundi. Nga muaji mars i këtij viti do të fillojë zbatimi “OneStop”, shkruan Portalb.mk. Informacionin për Portalb.mk e kanë konfirmuar nga Sektori për marrëdhënie me publikun i Ministrisë për Punë të Brendshme, duke u […]

shkurt 5, 2025 - 21:00
 0  3
“OneStop” me Kosovën, MPB: Nga muaji mars fillon zbatimi
Kufiri ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në Bllacë. Foto nga Portalb.mk

Pritjeve të gjata në pikën kufitare “Bllacë”, në mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës do t’u vijë fundi. Nga muaji mars i këtij viti do të fillojë zbatimi “OneStop”, shkruan Portalb.mk.

Informacionin për Portalb.mk e kanë konfirmuar nga Sektori për marrëdhënie me publikun i Ministrisë për Punë të Brendshme, duke u përgjigjur në pyetjen tonë se deri ku është procedura e hapjes së “One Stop”.

“Më 21 nëntor 2024 është nënshkruar Protokolli ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për kontrollin kufitar dhe doganor në vendkalimet e përbashkëta kufitare Hani i Elezit – Bllacë dhe Globoçicë – Jazhincë. Të dyja palët në vazhdimësi kanë bërë përgatitje teknike për funksionalizimin e tyre dhe zbatimin praktik të dispozitave. Gjithashtu, ju njoftojmë se zbatimi i “OneStop” në pikën kufitare Bllacë është planifikuar të fillojë gjatë muajit mars”, thanë nga MPB për Portalb.mk.

Kjo pikë kufitare së fundmi është ballafaquar me kolona të gjata nga të dy anët e kufirit. Punimet për finalizimin e procesit të krijimit të pikave të përbashkëta kufitare filloi në qershor të vitit të kaluar (2024)