Gostivar, vendime pune për mbi 120 punonjës në ndërmarrjet publike
Dy ndërmarrje publike të qytetit të Gostivarit, N.P “Komunalec” dhe N.P “Rusino/Pollog”, do të japin vendime pune në kohë të pacaktuar për mbi 120 punonjës. Rregullimi i statusit të tyre vjen përmes përgatitjes të sistematizimit dhe Planit vjetor për punësim për vitin 2025. Propozimet sot kanë kaluar në seancën e 36-të të Këshillit komunal të […]
Dy ndërmarrje publike të qytetit të Gostivarit, N.P “Komunalec” dhe N.P “Rusino/Pollog”, do të japin vendime pune në kohë të pacaktuar për mbi 120 punonjës. Rregullimi i statusit të tyre vjen përmes përgatitjes të sistematizimit dhe Planit vjetor për punësim për vitin 2025.
Propozimet sot kanë kaluar në seancën e 36-të të Këshillit komunal të Gostivarit.
Në ndërmarrjen “Komunalec” pritet të marrin vendime pune diku 100 persona, kurse në “Rusino/Pollog” 21 persona. Kjo zgjidhje ligjore vjen pas rritjes së pagave në ndërmarrjet publike të qytetit të Gostivarit.