Grabitjet, MPB angazhon pjesëtarët e Njësisë speciale intervenuese

Prokuroria Publike thotë se plaçkitja në dyqanin “Neptun”, që ndodhi dy ditë më parë, ka pasur këtë skenar – njëri nga të dyshuarit ka qëndruar te dera për të penguar The post Grabitjet, MPB angazhon pjesëtarët e Njësisë speciale intervenuese appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 2, 2024 - 03:00
 0  4
Grabitjet, MPB angazhon pjesëtarët e Njësisë speciale intervenuese

Prokuroria Publike thotë se plaçkitja në dyqanin “Neptun”, që ndodhi dy ditë më parë, ka pasur këtë skenar – njëri nga të dyshuarit ka qëndruar te dera për të penguar të pranishmit të dalin nga objekti, ndërsa i dyshuari tjetër ka shkuar te arka, ku nën kërcënimin e armës ka kërkuar nga punonjësit që t’ia hapin kasafortën nga ku ka marrë një arkë të kuqe metali me para dhe vauçerë. I kanë marrë rreth nëntë mijë euro. Por pasi kanë dalë nga dyqani, menjëherë kanë rënë në duart e policisë, e cila kishte marrë denoncim për plaçkitje. Policia, sipas MPB-së, ka qenë kaq e shpejtë për shkak të aksionit të kryer prej disa kohësh për parandalimin e plaçkitjeve.

“Aksioni operativ “Pastruesi”, i MPB-së filloi në fillim të shtatorit dhe zhvillohet në territorin e të gjithë vendit”, tha Goce Andreevski, zëdhënës i MPB-së.

Me këtë aksion në vendet strategjike të qyteteve, MPB shpërndan pjesëtarët e Njësisë speciale intervenuese, e cila pasi merr denoncim për plaçkitje ose vandalizëm, intervenon sa më shpejt që është e mundur. Në rastin te dyqani Neptun, kjo ndodhi gjatë aktit të plaçkitjes.

“Qytetarët kur të vërejnë çfarëdolloj vandalizmi në tentativë, plaçkitje ose çfarëdolloj krimi tjetër, kanë për obligim menjëherë të denoncojnë në polici në numrin 192 ose 112 ose të denoncojnë në stacionin më të afërt policor”, shtoi Goce Andreevski, zëdhënës i MPB-së.

Edhe pse plaçkitja ndodhi në qendrën e Shkupit ku ka shumë qytetarë, ndërsa policia ka qëlluar me dy të shtëna, sipas ministrit të brendshëm Pançe Toshkovski, nuk ka pasur rrezik për qytetarët që ishin në afërsi.

“Nëpunësit policorë kanë qëlluar në ajër në shenjë parandalimi për kryerësit e plaçkitjes, kjo është procedurë operative e lejuar me aktet ligjore që i kemi te ne”, u shpreh Pançe Toshkovski, ministër i Brendshëm.

Nga MPB thonë se aksioni Pastruesi tashmë jep rezultate dhe se është ulur numri i plaçkitjeve dhe vandalizmave.

The post Grabitjet, MPB angazhon pjesëtarët e Njësisë speciale intervenuese appeared first on Flaka, në çdo lajm... .