Grenelli kërkon mbylljen e Zërit të Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë, dy mediat amerikane që transmetojnë edhe në shqip

Emisari për misionet e veçanta të SHBA-së, Richard Grenell theksoi se Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës janë media të paguara nga taksapaguesit amerikanë, sipas tij të mbushura me aktivistë të ekstremit të majtë. “Është media shtetërore. Këto media janë të mbushura me aktivistë të ekstremit të majtë. Unë kam punuar me këta […] The post Grenelli kërkon mbylljen e Zërit të Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë, dy mediat amerikane që transmetojnë edhe në shqip appeared first on InfoShqip.com.

shkurt 9, 2025 - 19:00
 0  3
Grenelli kërkon mbylljen e Zërit të Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë, dy mediat amerikane që transmetojnë edhe në shqip

Emisari për misionet e veçanta të SHBA-së, Richard Grenell theksoi se Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës janë media të paguara nga taksapaguesit amerikanë, sipas tij të mbushura me aktivistë të ekstremit të majtë.

“Është media shtetërore. Këto media janë të mbushura me aktivistë të ekstremit të majtë. Unë kam punuar me këta gazetarë për dekada. Është një relike e së shkuarës. Ne nuk kemi nevojë për media të paguara nga qeveria”, ka shkruar ai në rrjetin social X.

Siç dihet Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë janë të vetmet media amerikane që transmetojnë edhe në shqip, duke i dhënë zë problematikave në Ballkanin Perëndimor.

The post Grenelli kërkon mbylljen e Zërit të Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë, dy mediat amerikane që transmetojnë edhe në shqip appeared first on InfoShqip.com.