Serbët e Graçanicës: S’kemi ku shkojmë tjetër, kjo është edhe toka jonë

Partia kryesore e serbëve të Kosovës po merr pjesë në zgjedhjet e sotme parlamentare atje pas vite të tëra bojkotesh dhe një riorganizimi të udhëheqjes në vazhdën e largimit të njërës prej figurave kryesore të saj, Milan Radojçiç, që pranoi se ishte ai truri i sulmit në Banjskë kundër policisë së Kosovës. Lista Serbe ka […] The post Serbët e Graçanicës: S’kemi ku shkojmë tjetër, kjo është edhe toka jonë appeared first on InfoShqip.com.

shkurt 9, 2025 - 19:00
 0  3
Serbët e Graçanicës: S’kemi ku shkojmë tjetër, kjo është edhe toka jonë

Partia kryesore e serbëve të Kosovës po merr pjesë në zgjedhjet e sotme parlamentare atje pas vite të tëra bojkotesh dhe një riorganizimi të udhëheqjes në vazhdën e largimit të njërës prej figurave kryesore të saj, Milan Radojçiç, që pranoi se ishte ai truri i sulmit në Banjskë kundër policisë së Kosovës.

Lista Serbe ka shërbyer prej kohësh si përfaqësuese de-fakto e Partisë Progresive Serbe në pushtet në Beograd, duke shkaktuar kësisoj zemërimin e qeverisë së shumicës shqiptare në Prishtinë. Kjo forcë politike ka dominuar po kështu edhe xhepat e komuniteteve serbe në Kosovë, duke përfshirë ato të komunave afër kufirit me Serbinë, teksa Prishtina zyrtare e akuzon për kontrabandë, pastrim parash dhe kontrollim të terrenit të saj me dorë të hekurt, duke u ankuar se ajo qëndron pas trazirave dhe bllokimit të rrugëve në veriun e trazuar.

Që kur kryeministri i Kosovës Albin Kurti u zgjodh në detyrë në vitin 2021, Lista Serbe i ka bojkotuar në masë të madhe zgjedhjet lokale, ç’ka u pasua edhe nga përballje të forta në vitin 2023 kur Prishtina vendosi katër kryetarë komunash shqiptarë në zonat serbe, duke nxituar trazira të mëdha. Serbët, që në Kuvendin e Kosovës përfaqësohen me 10 vende, thonë se shpresojnë për të mirën për ta.

“Ne shpresojmë për më mirë. Përse jetojmë këtu? Pse qëndruam këtu? Kjo është sepse besojmë se do të jetë më mirë për ne. Pastaj, ku duhet të shkojmë? Kjo është edhe toka jonë”, shprehet Bosiljka Dancetovic, banore serbe e Graçanicës.

Të tjerë janë më pak optimistë.

“Unë nuk pres ndonjë ndryshim, them se do të ketë vetëm një vazhdim të asaj që kemi parë deri më tani. Ju mendoni se do të ketë ndryshim, por për nuk ka shanse. Do të jetë njësoj siç ishte deri tani“, thotë Ljubomir Filipovic.

Jovana Radosavljevic, nga organizata Iniciativa e re Sociale, mendon se Lista Serbe, e sigurisht, edhe vetë Beogradi, nxorën mësime nga tërheqja në 2022-shin.

“Unë besoj se pas largimit nga institucionet në vitin 2022 dhe pamundësisë për të marrë pjesë në vendimmarrje, kjo parti politike e kuptoi se çfarë do të thotë të jesh jashtë sistemit dhe se përfaqësimi në parlament është i nevojshëm. Prandaj po i shohim tani Listën Serbe dhe subjekte të tjera politike, duke marrë pjesë në këto zgjedhje. Beogradi ende sot u ofron serbëve shërbime jetike dhe punësim. Prandaj, është logjike që të ekzistojë një rreshtim i tillë. Nëse Beogradi vendos që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare ose lokale, partia më e madhe politike që përfaqëson serbët e Kosovës, patjetër që do ta zbatojë atë vendim“, shprehet Radosavljevic.

The post Serbët e Graçanicës: S’kemi ku shkojmë tjetër, kjo është edhe toka jonë appeared first on InfoShqip.com.