Habit Qoku: VLEN përsëri do të ketë 14 deputetë
Deputeti Bekim Qoku si i propozuar nga kryesia e VLEN-it për koordinator i ri i grupit parlamentar të VLEN-it, thotë se grupi parlamentar përsëri do të ketë 14 deputetë dhe The post Habit Qoku: VLEN përsëri do të ketë 14 deputetë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Deputeti Bekim Qoku si i propozuar nga kryesia e VLEN-it për koordinator i ri i grupit parlamentar të VLEN-it, thotë se grupi parlamentar përsëri do të ketë 14 deputetë dhe nuk do t’i përjashtojnë ato të ASH-së, shkruan Alsat.
Largimi i deputetëve të ASH-së thotë se do të ngelet në vullnetin e tyre. Qoku shpreson dhe u bën thirrje deputetëve të Aleancës që të vazhdojnë rrugën përsëri së bashku sepse siç thotë, është i bindur se ndajnë të njëjtat qëllime dhe bindje.
“Është bërë vetëm kërkesë që të ndërrohet koordinatori i grupit parlamentar, në vend të z.Snopçe, jam propozuar në kryesinë e fundit, e para dhe e fundit që ndodhi tani të VLEN-it, bile s’kam qenë as i pranishëm aty sepse kishim votim në Parlament, më kanë propozuar të jem koordinator i ri i grupit parlamentar”, tha Bekim Qoku – Koordinator i koalicionit VLEN.
Pra po thoni ju formalisht, do të jeni koordinator i grupit parlamentar prej 14 deputetëve.
“Prej 14 deputetëve deri tani zyrtarisht. Pastaj në qoftë se ato pesë deputetët e Aleancës mendojnë që nuk e kanë vendin këtu, ato do e zgjedhin vet rrugën e tyre por një herë për njëherë edhe këtu para jush, u bëj ftesë që të vazhdojmë si grup parlamentar, ne kemi të njëjtën betejë, ndajmë të njëjtat bindje ende. Unë jam i sigurtë që ata vazhdojnë të ndajnë të njëjtat bindje politike”, i shpreh Bekim Qoku – Koordinator i koalicionit VLEN.
The post Habit Qoku: VLEN përsëri do të ketë 14 deputetë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .