Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq

Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka bërë të ditur se faqja zyrtare e këtij institucioni në rrjetet sociale është hakuar. “Pasi që llogaria jonë në Facebook e Ministrisë për Komunitetet dhe Kthimin sapo është hakuar, ju lutem që çdo postim tjetër nga ky profil ta konsideroni tërësisht të rremë. Faleminderit shumë

shkurt 4, 2025 - 20:00
 0  4
Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq
hakohet-faqja-e-ministrise-per-komunitete-dhe-kthim,-reagon-ministri-rashiq

hakohet-faqja-e-ministrise-per-komunitete-dhe-kthim,-reagon-ministri-rashiq

Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka bërë të ditur se faqja zyrtare e këtij institucioni në rrjetet sociale është hakuar.

“Pasi që llogaria jonë në Facebook e Ministrisë për Komunitetet dhe Kthimin sapo është hakuar, ju lutem që çdo postim tjetër nga ky profil ta konsideroni tërësisht të rremë. Faleminderit shumë të gjithëve!”, ka shkruar Rashiq.

Ndërkohë, në profilin e komprometuar janë publikuar mesazhe që pretendojnë se Ministria për Komunitetet dhe Kthimin do të nisë një “raportim objektiv” mbi, siç pretendohet, abuzime dhe veprimtari të jashtëligjshme brenda ministrisë gjatë dy viteve të fundit.
“Ligji dhe procedura për thirrjet publike, si dhe për veprimet korruptive, janë të njëjta për të gjitha institucionet”, thuhet në postimin e bërë nga llogaria e hakuar.
Gjithashtu, mesazhi fton publikun që të ndjekë profilin e ministrisë në ditët në vijim dhe të mbajë vëmendjen te institucionet përgjegjëse për sanksionimin e shkeljeve ligjore.

Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur detaje mbi përgjegjësit e mundshëm të këtij akti apo masat që do të ndërmerren për rikthimin e faqes.