Hamiti: Për të përfituar nga Plani i Rritjes, Kosova duhet t’i zbatojë marrëveshjet e Brukselit/Ohrit

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar parakushtet e BE-ja ia ka vendosur Kosovën për të përfituar nga Plani i Rritjes. Ai ka vlerësuar se për të përfituar nga ky plan, Kosova duhet të zbatojë Marrëveshjet e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit. Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se në

tetor 23, 2024 - 20:01
 0  8
Hamiti: Për të përfituar nga Plani i Rritjes, Kosova duhet t’i zbatojë marrëveshjet e Brukselit/Ohrit
hamiti:-per-te-perfituar-nga-plani-i-rritjes,-kosova-duhet-t’i-zbatoje-marreveshjet-e-brukselit/ohrit

hamiti:-per-te-perfituar-nga-plani-i-rritjes,-kosova-duhet-t’i-zbatoje-marreveshjet-e-brukselit/ohrit

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar parakushtet e BE-ja ia ka vendosur Kosovën për të përfituar nga Plani i Rritjes.

Ai ka vlerësuar se për të përfituar nga ky plan, Kosova duhet të zbatojë Marrëveshjet e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se në këto marrëveshje është i përfshirë edhe jetësimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Domethanë, për të përfituar nga Plani i Rritjes, Kosova duhet t’i zbatojë marrëveshjet e Brukselit/Ohrit, që i ka negociuar dhe pranuar kryeministri Albin Kurti në procesin e Dialogut me Serbinë më 2023, dhe po kërkon edhe të nënshkruhen, me të cilat, ndër të tjera, parashihet edhe jetësimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, më saktë vetë-menaxhimi për serbët, që paraqet autonomi politike-territoriale për serbët në Kosovë, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Hamiti.