Kuvendi miraton kërkesën e opozitës, nesër seanca e jashtëzakonshme për keqmenaxhimin në KEK
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se është miratuar kërkesa e shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili mblodhi 43 nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme. Sipas njoftimit të kuvendit, seanca e jashtëzakonshme është thirrur për nesër me fillim nga ora 12:00. “Rendi i ditës: Debat Parlamentar për skandalet dhe keq menaxhimi në Korporatën
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se është miratuar kërkesa e shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili mblodhi 43 nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme.
Sipas njoftimit të kuvendit, seanca e jashtëzakonshme është thirrur për nesër me fillim nga ora 12:00.
“Rendi i ditës: Debat Parlamentar për skandalet dhe keq menaxhimi në Korporatën Energjetike të Kosovës”, thuhet në njoftimin e kuvendit.
Kjo do të jetë seanca e katërt e jashtëzakonshme rresht që thirret nga opozita, për siç thonë ata, skandalet e qevrisë.