Rukiqi: Kjo qeveri ka dështuar në luftën kundër korrupsionit dhe e ka përbuzur besimin qytetar
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi ka kritikuar ashpër Qeverinë ‘Kurti’, duke thënë se po i mbron personat e korruptuar. Rukiqi në rrjetin e tij social “Facebook” ka përmendur disa afera korruptive që kanë ndodhur gjatë qeverisjes së Albin Kurtit. Sipas Rukiqit, pushteti aktual ka dështuar në luftën kundër korrupsionit. “Kjo qeveri ka dështuar
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi ka kritikuar ashpër Qeverinë ‘Kurti’, duke thënë se po i mbron personat e korruptuar.
Rukiqi në rrjetin e tij social “Facebook” ka përmendur disa afera korruptive që kanë ndodhur gjatë qeverisjes së Albin Kurtit.
Sipas Rukiqit, pushteti aktual ka dështuar në luftën kundër korrupsionit.
“Kjo qeveri ka dështuar në luftën kundër korrupsionit dhe e ka përbuzur besimin qytetar. Ne fakt, qeveria që erdhi me parullën e qeverisjes, “me duar të pastra,” po del të jetë zhytur në korrupsion, me përfshirjen direkte të instancave më të larta, në formë të strukturave parapolitike me elemente kriminale, në aferat korruptive të mafisë së energjetikës në krye me Martin Berishajn dhe Nagip Krasniqi, të qindra tenderëve sekret, falje të borxheve milionëshe”, ka shkruar Rukiqi.
Tutje, Rukiqi thotë se për korrupsionin që po lulëzon në Qeverinë “Kurti”, kryeministri çdoherë e jep aprovimin e tij.
“Për më tepër, është e pamundur të besohet se Kryeministri nuk është në dijeni për korrupsionin që po lulëzon përreth tij dhe për komunikimet me “braca” dhe terroristë. Asgjë nuk ndodhë pa aprovimin e tij dhe të strukturave parapolitike të instaluara nga ai”, theksoi Rukiqi.
Shkrimi i plotë: