Haqim Ramadani denoncon skandal: Kryetari i komunës së Jegunovcës transporton njerëz në Tenovë
Kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka denoncuar përmes Facebook një rast që e quan të papranueshëm dhe skandaloz. Sipas Ramadanit, kryetari aktual i komunës së Jegunovcës ka transportuar njerëz drejt fshatit Tenovë në Komunën e Bërvenicës, një veprim që ai e konsideron të paligjshëm, njofton TS. Ramadani ka kërkuar ndërhyrje urgjente […]
 Kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka denoncuar përmes Facebook një rast që e quan të papranueshëm dhe skandaloz.
Sipas Ramadanit, kryetari aktual i komunës së Jegunovcës ka transportuar njerëz drejt fshatit Tenovë në Komunën e Bërvenicës, një veprim që ai e konsideron të paligjshëm, njofton TS.
Ramadani ka kërkuar ndërhyrje urgjente nga Policia dhe hetim të menjëhershëm për të parandaluar çdo manipulim të mundshëm të procesit zgjedhor.
“Turp është kryetari i komunës së Jegunovcës transporton njerëz në fshatin Tenovë-Komuna e Bërvenicës.
 Kërkoj policija të mare masa”, thekson Haqim Ramadani. 
Ai i bëri thirrje organeve kompetente të veprojnë pa vonesë për të siguruar një proces të ndershëm zgjedhor./TS