Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin
Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka folur lidhur me procesin gjyqësor i cili po zhvillohet në Gjykatën Speciale në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së. Ai ka thënë se nuk është mirë me qenë dëshmitarë pranë asaj gjykate. “Së pari unë jam i lumtur shumë se nuk jam kanë në këto praktika hiq. Edhe e mira


Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka folur lidhur me procesin gjyqësor i cili po zhvillohet në Gjykatën Speciale në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së.
Ai ka thënë se nuk është mirë me qenë dëshmitarë pranë asaj gjykate.
“Unë po du me i besu deklaratës së tij nën betim edhe aty duhet me i besu na… Ky ka deklaru këto gjana nën betim dhe ajo gjykatë, përderisa Ismet Tara kthehet në rregull dhe nuk dënohet për shpifje… unë mendoj se ata katërcipërisht e kanë dëshmu manipulimin që kanë dashtë me ia ba këtij e që pahiri si ka dhezë e dikujt tjetër ka mujt mi dhezë. Kështu që jam shumë i sigurt që u kanë një manipulim shumë i keq që në fakt vetëm po e dëshmon se kjo gjykatë prej fillimit ka nis me manipulime, me shpifje, me joshje, ryshfet për me mbërri te një cak politik, kriminal. Për mu që të bëhet kjo në shekullin XXI këto gjana…, unë mendoj se kjo është përtej dhunës psikologjike”, ka thënë ai.
Tutje Haradinaj ka thënë se kushdo koftë që jep dëshmi nën betim dhe dëshmon atë, ata[prokuroria] e pranon fajin e vet. /Dukagjini/