Haradinaj në Pentagon: “Nga kjo portë mori bekimin për Ushtria e Kosovës”
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, po qëndron për një vizitë zyrtare në ShBA. Haradinaj sot ishte në Pentagon, ku takoi zyrtarët e lartë amerikanë. Ai tha se “nga kjo portë e madhe e Pentagonit doli kur e mori bekimin nga Sekretari i Mbrojtes Mattis për themelimin e Ushtrisë së Kosovës”. “Sot
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, po qëndron për një vizitë zyrtare në ShBA.
Haradinaj sot ishte në Pentagon, ku takoi zyrtarët e lartë amerikanë.
Ai tha se “nga kjo portë e madhe e Pentagonit doli kur e mori bekimin nga Sekretari i Mbrojtes Mattis për themelimin e Ushtrisë së Kosovës”.
“Sot po hyn për të argumentuar nevojën për anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO. Lidhja jonë me Amerikën do të jetë e përjetshme”, tha Haradinaj.
Deputeti i AAK-së Besnik Tahiri, ka ndarë pamje nga këto takime.