Haradinaj: Që Kosova të jetë në Samitin e NATO-s në Tiranë më 2027, së pari duhet ta ndërrojmë këtë Qeveri
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi kryeministri shqiptar Edi Rama, ka paralajmëruar se Shqipëria do të jetë mikpritëse e Samitit të NATO-s në vitin 2027. Haradinaj ka theksuar se kjo është një mundësi e mirë që Kosova të ketë zërin e vet direkt në Samitin e NATO-s. “Deri atëherë, […]
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi kryeministri shqiptar Edi Rama, ka paralajmëruar se Shqipëria do të jetë mikpritëse e Samitit të NATO-s në vitin 2027.
Haradinaj ka theksuar se kjo është një mundësi e mirë që Kosova të ketë zërin e vet direkt në Samitin e NATO-s.
“Deri atëherë, tranzicioni i Ushtrisë sonë do të jetë praktikisht i përfunduar, kjo sipas Planit që kemi futur në funksion në fund të vitit 2018”.
Por, për ta arritur këtë, sipas Haradinajt, duhet ndërruar qeveria Kurti.
“Për të arritur që Kosova të jetë në Samitin e NATO-s në Tiranë më 2027, së pari duhet ta ndërrojmë Qeverinë më 2025 dhe të kemi dy vjet pandalur në angazhim të ngushtë me SHBA dhe NATO”, thekson Haradinaj.