Policia me fushatë vetëdijësuese për siguri në trafik
Njësite Policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan në kuadër të angazhimeve për ngritje të sigurisë në rrugë, me qëllim që për të kontribuar në uljen e aksidenteve të trafikut, mbrojtjes jetën e çdo pjesëmarrësi në trafik dhe thirrjes për respektimit të rregullave të trafikut nga të gjithë ngasësit, ka filluar me fushatë vetëdijësuese […]
Njësite Policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan në kuadër të angazhimeve për ngritje të sigurisë në rrugë, me qëllim që për të kontribuar në uljen e aksidenteve të trafikut, mbrojtjes jetën e çdo pjesëmarrësi në trafik dhe thirrjes për respektimit të rregullave të trafikut nga të gjithë ngasësit, ka filluar me fushatë vetëdijësuese dhe shpërndarjen e fletëpalosjeve të bazuara në ligjin për rregullat në trafikun rrugor.
“Në përputhje me lIgjin për rregullat në trafikun rrugor, kujtojmë të gjithë shoferëve të mjeteve me veprim motorik se gjatë kohës së drejtimit i ndalohet mbajtja e telefonit të dorës dhe pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit.
Ne besojmë se me bashkëpunimin e të gjithëve, mund të shmangim aksidentet e trafikut rrugor, me theks të veçantë të atyre me fatalitet dhe të sigurojmë një mjedis të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë policia ka treguar gjobat që marrin shoferët të cilët e përdorin telefonin gjatë drejtimit të veturës.
Shoferit të mjetit me veprim motorik gjatë kohës së drejtimit i ndalohet mbajtja e telefonit të dorës dhe pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit.
Dënohet me gjobë prej njëqind euro shoferi i cili për herë të parë vepron në kundërshtim me dispozitat të këtij ligji dhe i shqiptohet edhe një pikë negative.
Dënohet me gjobë prej dyqind euro shoferi i cili për herë të dytë vepron vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji dhe i shqiptohet edhe masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej tre muaj si dhe dy pikë negative.