Haradinaj thotë se ka një vit që s’ia jep as dorën Kurtit: As me postin e kryeministrit nuk bashkëpunoj me VV
Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë folur edhe për krijimin e qeverisë së re. Ai, i pyetur se nëse ka njerëz nga opozita që mund të dalin nga opozita e me ia bë shumicën Kurtit, ka thënë se diçka e tillë është vështirë me ndodhë. ‘‘Tash është pak më vështirë
Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë folur edhe për krijimin e qeverisë së re.
Ai, i pyetur se nëse ka njerëz nga opozita që mund të dalin nga opozita e me ia bë shumicën Kurtit, ka thënë se diçka e tillë është vështirë me ndodhë.
‘‘Tash është pak më vështirë me lakmu njerëzit, se nëse dikur Kurti i ka bind që është shpresa e ka argumente është i dashtun para 5 vjete Kurti ka qenë i përkëdhelur i të gjithëve, tani Kurti realisht është si delja e zezë e të gjithëve, edhe është pak më vështirë që njerëzit me lakmu me shku të dikush që është tu ra. Do të shërbej ndaj vendit, Kurti është e keqja e vendit. Kurti ka sjell rreziqe, të cilat disa prej tyre është zor me i riparu , është problem disa situata me i kfjellë’’, ka thënë ai në T7.