LSDM kërkon përgjegjësi nga Toshkovski. Për shkak të sigurisë së prishur dhe lëshimeve në Koçan
Tragjedia në Koçan nxori në pah të gjitha lëshimet në institucionet por edhe kolapsin e sistemit të sigurisë. Andaj nevojitet përgjegjësi sidomos nga kreu i MPB-së dhe BSP-së thotë nënkryetari i LSDM Metodija Ilievski. “Sistemi i sigurisë tërësisht dështoi. Parandalimi që është nën kompetencat e MPB-së dhe Pançe Toshkovskit, dështoi. Mungojnë kontrolle. Ka vetëm pasoja, […]

Tragjedia në Koçan nxori në pah të gjitha lëshimet në institucionet por edhe kolapsin e sistemit të sigurisë. Andaj nevojitet përgjegjësi sidomos nga kreu i MPB-së dhe BSP-së thotë nënkryetari i LSDM Metodija Ilievski.
“Sistemi i sigurisë tërësisht dështoi. Parandalimi që është nën kompetencat e MPB-së dhe Pançe Toshkovskit, dështoi. Mungojnë kontrolle. Ka vetëm pasoja, të rënda dhe të palejueshme. LSDM kërkon: dorëheqje dhe përgjegjësi nga kryesia e MPB-së në krye me Pançe Toshkovskin”, tha Metodija Ilievski, nënkryetar i LSDM-së.