Hasani i PDK-së: VV duhet të propozojë një kandidat tjetër – Zoti e bëftë mire nëse e propozojnë prap Haxhiun

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka reaguar pas dështimeve të njëpasnjëshme për zgjidhjen e kryetarit të Kuvendit, duke i bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të reflektojë dhe të ofrojë një kandidat të pranueshëm për të gjithë spektrin politik. “VV duhet të ofrojë një kandidat konsensual, një kandidat që është i pranueshëm” ka

Prill 24, 2025 - 10:00
 0  3
Hasani i PDK-së: VV duhet të propozojë një kandidat tjetër – Zoti e bëftë mire nëse e propozojnë prap Haxhiun
hasani-i-pdk-se:-vv-duhet-te-propozoje-nje-kandidat-tjeter-–-zoti-e-befte-mire-nese-e-propozojne-prap-haxhiun

hasani-i-pdk-se:-vv-duhet-te-propozoje-nje-kandidat-tjeter-–-zoti-e-befte-mire-nese-e-propozojne-prap-haxhiun


Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka reaguar pas dështimeve të njëpasnjëshme për zgjidhjen e kryetarit të Kuvendit, duke i bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të reflektojë dhe të ofrojë një kandidat të pranueshëm për të gjithë spektrin politik.

VV duhet të ofrojë një kandidat konsensual, një kandidat që është i pranueshëm” ka deklaruar Hasani për FrontOnline.

Duke folur për përgjegjësinë që sjell pozita e kryeparlamentarit, Hasani theksoi rëndësinë që kandidati të jetë figurë unifikuese dhe jo përçarëse në skenën politike.

‘’Ai duhet të na përfaqësojë ne, Kosovën, shtetin, ai duhet të jetë njeri i afërt, i dashur, i mirësjellur për të gjithë e jo të jetë një njeri që e dëmton imazhin e vendit,’’ tha ai