Haxhiu i del në mbrojtje Mihalit: Dejona është aktiviste e hershme prandaj e çmoj shumë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka ripërsëritur qëndrimin e partisë së saj se ndaj Qeverisë po bëhet një luftë hibride, raporton Ekonomia Online. Këto komente ajo i bëri duke iu përgjigjur shkurt pyetjeve të gazetarëve, rreth publikimit të komunikimeve ndërmjet shefes së Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila me terroristin Milan Radojiçiq dhe të Dejona

tetor 17, 2024 - 14:00
 0  5
Haxhiu i del në mbrojtje Mihalit: Dejona është aktiviste e hershme prandaj e çmoj shumë
haxhiu-i-del-ne-mbrojtje-mihalit:-dejona-eshte-aktiviste-e-hershme-prandaj-e-cmoj-shume

haxhiu-i-del-ne-mbrojtje-mihalit:-dejona-eshte-aktiviste-e-hershme-prandaj-e-cmoj-shume

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka ripërsëritur qëndrimin e partisë së saj se ndaj Qeverisë po bëhet një luftë hibride, raporton Ekonomia Online.

Këto komente ajo i bëri duke iu përgjigjur shkurt pyetjeve të gazetarëve, rreth publikimit të komunikimeve ndërmjet shefes së Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila me terroristin Milan Radojiçiq dhe të Dejona Mihalit me ish-kryeshefin e KEK-ur, Nagip Krasniqi.

Madje për Mihalin tha se ajo është aktivitet e hershme e partisë dhe se e çmon atë.

“Qëndrimi ynë tashmë është bërë publik, kjo është luftë hibride që po i bëhet VV-së”.

“Dejona është bashkëpunëtore e jona një aktiviste e hershme e Lëvizjes Vetëvendosje të cilën unë e çmoj shumë”, u tha ajo gazetarëve pasi morri pjesë në shënimin e 25-vjetorit të Qendrës Kosovare për të Mbijetuarit e Torturës (QKMRT).