Haxhiu viziton familjen Gashi në Shtime, strehuan 26 fëmijë pa kujdes prindëror
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vizituar familjen strehuese të Behrije dhe Safet Gashi në Shtime, familje kjo e cila ka strehuar 26 fëmijë pa kujdes prindëror. Në Ditën e Fëmijëve, Haxhiu ka falënderuar familjen në Shtime për angazhimin e madh dhe dashurinë e kujdesin për fëmijët. “Në Ditën e Fëmijëve, vizituam familjen strehuese të […]
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vizituar familjen strehuese të Behrije dhe Safet Gashi në Shtime, familje kjo e cila ka strehuar 26 fëmijë pa kujdes prindëror.
Në Ditën e Fëmijëve, Haxhiu ka falënderuar familjen në Shtime për angazhimin e madh dhe dashurinë e kujdesin për fëmijët.
“Në Ditën e Fëmijëve, vizituam familjen strehuese të Behrije dhe Safet Gashi në Komunën e Shtimes, familje kjo e cila deri më tash ka strehuar 26 fëmijë pa kujdes prindëror- kryesisht fëmijë të posalindur.”
“I falenderuam për angazhimin e madh dhe dashurinë e kujdesin për fëmijët pa kujdes prindëror si dhe i njoftuam për të gjitha veprimet që i kemi ndërmarrë, përfshirë Ligjin për shërbimet sociale dhe familjare, rritjen e mbështetjes financiare për familjet strehuese, punën që po bëhet në përgatitjen e akteve që dalin nga ligji dhe që kanë për qëllim fuqizimin e strehimit familjarë.” – ka shkruar Haxhiu./Front Online/