Haziri: Funksionarët i ka marrë VV-ja, por LDK-ja i ka kthyer votuesit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se votuesit i ka kthyer LDK-ja ndërsa funksionarët i ka marrë VV-ja. Sipas tij, kjo përbën një dallim të madh. “Ajo që zakonisht përcjellet kur ka fraksionime e ndarje të tilla të dhimbshme, votuesit kthehen por funksionarët mbesin aty ku janë. Funksionarët i kanë marrë


Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se votuesit i ka kthyer LDK-ja ndërsa funksionarët i ka marrë VV-ja.
Sipas tij, kjo përbën një dallim të madh.
“Ajo që zakonisht përcjellet kur ka fraksionime e ndarje të tilla të dhimbshme, votuesit kthehen por funksionarët mbesin aty ku janë. Funksionarët i kanë marrë VV-ja kurse votuesit i ka kthy LDK-ja”, ka thënë Haziri në “Ankesa” me Arben Ahmetin dhe Naim Sadikun.
Sipas Hazirit, Vetëvendosja ka arritur që me ndihmën e të tjerëve të fitojë rezultate. /Gazeta10/