Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjetorin e 35-të të themelimit të kësaj partie, duke publikuar në Facebook një fotografi ku ai shihet me liderin ikonik të kësaj partie, Ibrahim Rugovën. “35 vjet me LDK-në. Në të gjitha fazat, në të gjitha dekadat për liri pavarësi e demokraci për të gjithë.

dhjetor 23, 2024 - 13:00
 0  4
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
haziri-ne-35-vjetorin-e-ldk-se:-kjo-familje-politike-e-rugoves-ia-dha-vendit-demokracine-ne-te-cilen-fitojne-edhe-rivalet-tane

haziri-ne-35-vjetorin-e-ldk-se:-kjo-familje-politike-e-rugoves-ia-dha-vendit-demokracine-ne-te-cilen-fitojne-edhe-rivalet-tane

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjetorin e 35-të të themelimit të kësaj partie, duke publikuar në Facebook një fotografi ku ai shihet me liderin ikonik të kësaj partie, Ibrahim Rugovën.

“35 vjet me LDK-në. Në të gjitha fazat, në të gjitha dekadat për liri pavarësi e demokraci për të gjithë. Në kryengritje politike e rezistencë aktive, në kryengritje ushtake për të jetuar të lirë e në paqe. LDK, familje e madhe politike që lirinë, pavarësinë e demokracinë e Kosovës e bëri të dashur për të gjithë, për t’u krenuar me atdheun. Për Zot, atdhe e familje, dje, sot e përjetë!”, shkroi ai në një postim.

LDK-ja, Haziri tha se ia dha vendit “identitetin e një Republike dhe një populli që tashmë udhëheq dhe vendos vet, ia dha edhe demokracinë dhe në këtë demokraci fitojnë edhe rivalët”.

“Kjo familje politike e Ibrahim Rugovës, këtij vendi, përveç që ia dha identitetin e një Republike dhe një populli që tashmë udhëheq dhe vendos vet, ia dha edhe demokracinë dhe në këtë demokraci fitojnë edhe rivalët tanë”.

“Në këtë përvjetor, i falemi njeriut që e udhëhoqi një popull dhe e shpëtoi nga një masakër dhe një varr kolektiv të organizuar, por që në fund rezultoi me atë që besojmë dhe e themi – u lind për të shkaktuar procese të mëdha dhe për të realizuar ëndrra. I falemi dr. Ibrahim Rugovës”, shkroi Haziri.

“Rikthimi në 35-vjetorin e themelimit është nderi dhe respekti më i madh sepse LDK është besë dhe shpresë për Kosovën. Rruga e Re në krye me prof. dr. Lumir Abdixhiku, nuk është për LDK-në, por për Kosovën. Urime 35-vjetori i LDK-së!”, shtoi ai.