Një lagje e Fushë-Kosovës dhjetë orë pa rrymë

Një qytetar nga Fushë Kosova ka shprehur shqetësimin e tij për mungesën e rrymës që ka zgjatur për më shumë se 8 orë, duke filluar nga ora 12:00 deri në ora 18:40 në disa objekte afër hekurudhës. Një lexues nga ky qytet në adresën e “Front Online” është ankuar në kushte anonimiteti, derisa ka njoftuar

Prill 1, 2025 - 22:00
 0  4
Një lagje e Fushë-Kosovës dhjetë orë pa rrymë
nje-lagje-e-fushe-kosoves-dhjete-ore-pa-rryme

nje-lagje-e-fushe-kosoves-dhjete-ore-pa-rryme

Një qytetar nga Fushë Kosova ka shprehur shqetësimin e tij për mungesën e rrymës që ka zgjatur për më shumë se 8 orë, duke filluar nga ora 12:00 deri në ora 18:40 në disa objekte afër hekurudhës.

Një lexues nga ky qytet në adresën e “Front Online” është ankuar në kushte anonimiteti, derisa ka njoftuar se disa ndërtesa nuk kanë pasur furnizim me energji elektrike për disa orë, duke thënë se nuk ka pasur asnjë paralajmërim nga KEDS-i për ndërprerjen e rrymës, duke kërkuar një shpjegim dhe një veprim të shpejtë për zgjidhjen e situatës.

“Sot prej orës 12:00 deri në ora 18:40 në Fushë Kosovë afër hekurudhës në disa objekte nuk ka pas rrymë por në disa ndërtesa edhe deri në ora 20:00. Nuk ka pasur asnjë paralajmërim nga KEDS-i”, u shpreh qytetari.