Hulumtim: Mbështetja e aktivizimit në kohë krize, resurset për Ballkanin Perëndimor
Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida financiare, paralajmëron Fondacioni “PeaceNexus”, raportoi Meta, përcjell Portalb.mk. “Për të bërë një plan se si ne i mbështesim partnerët tanë, PeaceNexus porositi hulumtime për […]
Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida financiare, paralajmëron Fondacioni “PeaceNexus”, raportoi Meta, përcjell Portalb.mk.
“Për të bërë një plan se si ne i mbështesim partnerët tanë, PeaceNexus porositi hulumtime për të adresuar pyetjet e mëposhtme: Cilat burime emergjente të mbështetjes janë të disponueshme? Si u qasen financuesit e tjerë këtyre çështjeve?” raportoi fondacioni.
Raporti thekson llojet më të zakonshme të mbështetjes që ofrohen, duke përfshirë mbështetjen financiare (grantet), ligjore, psikologjike, digjitale dhe të sigurisë. Ai siguron një pasqyrë të qasjeve të donatorëve dhe financuesve privatë ndaj mbështetjes emergjente dhe formulon rekomandime të zbatueshme për donatorët dhe financuesit privatë për të përmirësuar aksesin në mbështetjen e urgjencës.