Humb vajza e re nga Shkupi, MPB me detaje për rastin

Në rrjetet sociale po qarkullon një thirrje për zhdukjen e një vajze nga Shkupi. Sipas njoftimeve paraprake, ajo ka humbur gjurmë dje në orën 18:00. Lajmi është shpërndarë në rrjetet sociale nga nëna e saj, e cila i ka bërë thirrje autoriteteve dhe mediave për ndihmë, ku ka shkruar: “KËRKOHET KLARA Doli dje në orën […]

gusht 3, 2024 - 20:30
 0  5
Humb vajza e re nga Shkupi, MPB me detaje për rastin

Në rrjetet sociale po qarkullon një thirrje për zhdukjen e një vajze nga Shkupi.

Sipas njoftimeve paraprake, ajo ka humbur gjurmë dje në orën 18:00. Lajmi është shpërndarë në rrjetet sociale nga nëna e saj, e cila i ka bërë thirrje autoriteteve dhe mediave për ndihmë, ku ka shkruar:

“KËRKOHET KLARA
Doli dje në orën 18:00 në lagjen Ilinden.

Ajo ka veshur pantallona të shkurtra të zeza, bluzë të zezë me mbishkrime dhe atlete të zeza-gri.
Gjatësia: 165 cm
Pesha: 56 kg
Sytë: Kafe-Jeshile
Nëse dikush e sheh, të raportojë në stacionin më të afërt”, thuhet në njoftimin e saj.

Pas apelit në rrjetet sociale për gjetjen e Klarës, reagoi edhe Ministria e Punëve të Brendshme.

“Më datë 08.02.2024 rreth orës 23:45 ET. (33) nga n.Ilinden, Shkup ka raportuar se më datë 02.08.2024 rreth orës 18:00, vajza e saj e mitur K.R. (14) është larguar nga shtëpia. KR ajo kishte probleme shëndetësore, dhe arsyeja e largimit ishte një debat i mëparshëm mes K.R. dhe I.R.. Janë marrë masa për gjetjen e personit”, tha MPB.